×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish deputetit të AAK-së i vdes babai

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 16:05

    Ka vdekur në moshën 94-vjeçare babai i ish-deputetit të AAK-së, Ahmet Isufi.


    Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook vet Iusfi.

    Ai ka bërë të ditur se Ceremonia e varrimit bëhet nesër, më 14 tetor 2019, ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjilan, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Të dashur miq,

    Sot në moshën 94 vjeçare ndërroi jetë babai im, baca Limon siç e thërrisnin të gjithë ata që e njohën.

    Pavarësisht moshës, ai ishte mirë me shëndet deri në momentet e fundit të jetës së tij.

    Dhimbjen do ta mundim duke kujtuar jetën, sakrificën dhe qëndresën e tij prej një burri të urtë, fjalëpak e zemërbardhë.

    Ceremonia e varrimit bëhet nesër, më 14 tetor 2019, ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjilan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!