Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili e ka pasur një porosi për LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Ismaili në një shkrim në Facebook i ka quajtur LVV-në dhe LDK-në, “partnerë të njëjtë”, duke thënë se e bëjnë riciklim të partneritetit të tyre, saherë që kanë nevojë për kalkukime politike.
Megjithatë, sipas Ismailit, përfundimin do ta kenë të njëjtë sikur herën e kaluar.
“Diçka për partnerët e njëjtë dhe riciklimin e partneritetit të tyre saherë të kenë nevojë për kalkulime politike. Kështu ishte vitin e kaluar, kështu është edhe këtë vit. Përfundimin do ta kenë poaq të ngjashëm si dy herat e kaluara. #LëvizjaVetëvendosje #LDK”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.