Ish-Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla ka thënë se zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Izet Mexhiti dhe kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi po tentojnë të joshin deputetë të Kuvendit të Kosovës për të ia bërë votat kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Sipas tij Mexhiti i ka premtuar deputetes boshnjake Duda Balje, punësim si ligjëruese në Universitetin “nënë Tereza” në Shkup, kurse Gashi ka provuar ta joshë deputetin Adem Hoxha.
“Kasta politike shqiptare ne pushtet ne Maqedonine e Veriut eshte duke provu me cdo kusht qe t’ia bej votat Vetevendosjes per qeverine Kurti 3. Perderisa gjendja e shqiptareve ne Maqedonine te Veriut sa shkon e rendohet me shume, hic me pak se zv. Kryeministri shqiptar ne kete shtet, – IZET MEXHIDI i premton deputetes boshnjake te Kuvendit te Kosoves, DUDA BALJE, se do t’i siguroje nje vend pune si LIGJERUESE ne UNIVERSITETIN NENE TEREZA ne Shkup, ne rast se voton pro kandidatures se ALBULENA HAXHIUT per kryetare kuvendi.- nderkaq, Kryetari i Kuvendit te RMV’se, AFRIM GASHI ka provuar te joshe deputetin goran ADEM HOXHA qe te votoje pro kandidates se VV’se. – perndryshe ky i fundit kur i erdhi homologia e tij nga Shqiperia, nuk guxonte me fol ne gjuhen amtare ne konference per media! Cfare mjeranash!”, ka shkruar Syla.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, Kurti e kishte mbështetur publikisht koalicion VLEN, pjesë e të cilit ishin Mexhiti e Gashi.