×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtoresha e Ramiz Lladrovcit nxjerr sekretet: Kështu i kërcënon kryetari drejtorët e komunës

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 12:23

    Aurora Berisha ka qenë drejtoreshë e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, e cila u largua nga detyra e saj, me 31 tetor 2019.


    Sipas një statusi të bërë në rrjetet sociale, ajo tha se largimi i saj nga pozita, ka ndodhur pa asnjë arsye.

    Ndonëse ajo e vizitoi kryetarin Ramiz Lladrovci më pas, ai e quajti Berishën si “ish drejtoresha e hekurt”.

    Mirëpo, së fundmi, është zbuluar një bisedë e Aurorës, e cila i tregonte një bashkëbiseduesi/e për formën se si funksionojnë gjërat në këtë komunë, shkruan Syri Kosova.

    Në bisedë, shihet se Berisha tha se Lladrovci po e shantazhon drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Lumnie Krapin, e cila sipas Aurorës ka një shtëpi në pronë publike, pra, të ndërtuar pa leje, madje, edhe për një lokal të vëllait të Krapit, lokal ky që është e ndërtuar ilegalisht.

    Berisha theksoi se kryetari edhe po e kërcënon drejtoreshën.

    “Tani këtë Krapin, e kërcënon për shpi që ka pas problem burri i saj. Boll punon e ngrata, mytet. Këtë të administratës, diçka një lokal vëllau i saj e ka pas në rrugë, ta hjeki prej pune këta, ta boj kështu, ta rrëzoj, ta dënoj, etj etj” thuhet në bisedën e Berishës.

    Bisedat e saj janë shpërndarë nga një qytetar i Komoranit A.M.

    Nga ana tjetër, ndonëse ka ditë që ky skandal ka plasur, nga ana e Komunës së Drenasit nuk ka pasur asnjë reagim.

    /syri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!