Ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, po raporton para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë.
Gjatë raportimit, ai ka thënë se problemi me të cilin janë ballafaquar ka qenë vonimi i testimeve nga IKSHPK-ja dhe ato kanë ndikuar në infektimin e stafit shëndetësor.
Po ashtu, Sejdiu ka thënë se bordi i SHSKUK-së nuk ka qenë përkrahës, por vetëm e ka penguar gjatë punës.
I pyetur nga nënkryetari i komisionit, Bekim Haxhiu, për sfidat në menaxhimin e pandemisë, Sejdiu ka thënë se është formuar një komitet në SHSKUK ku janë marrë informacione të ndryshme dhe më pas i kanë përcjellë në spitalet tjera.
“Furnizimin me material e kemi paraparë që do të jetë një prej vështirësive. Dy muaj më vone ka ndodh furnizimi nga ministria. Problemi më i madh kanë qenë testimet në atë kohë, ku nga IKSHPK na kanë ardhur me vonesa, dhe rezultati i vonuar ka ndikuar që të infektohet stafi, dhe krijimi i bordit nuk ka qenë përkrahës, por ka qenë pengues në panën time”, tha ai
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.