×
  • Lajme
  • Lajme

    Fituesi i “Big Brother VIP 2” aderon në LDK

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 10:59

    Ish-futbollisti Lumbardh Salihu i është i bashkuar sot LDK-së.

    Salihu, që vjet ka fituar edicionin e dytë të versionit kosovar të reality-show’it “Big Brother VIP”, është djali i ish-deputetit të LVV’së, Salih Saliut.

    Lajmin për aderimin e ri e ka bërë të ditur vetë kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.

    “Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh”, ka shkruar Abdixhiku.

    Abdixhiku po ashtu i tha ish futbollistit dhe modelit se “këtu nuk është Big Brother dhe se kanë punë shumë më të mëdha dhe serioze”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!