Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Resul Sinani është bërë përrallë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Jo që s’ka arritur të bëhet deputet, mirëpo i njëjti nuk ka arritur as shifrën e një mijë votave. Në listën e publikuar del se Sinani, i cili njëherësh është profesor në një kolegj privat, ka arritur të marrë vetëm 862 vota.
Ndryshe, koalicioni AAK-PSD ka arritur të renditet e si parti e katërta në zgjedhjet e përgjithshme me 11%. Kësisoj, partia e Ramush Haradinajt do t’i ketë 13 deputetë në Parlamentin e Republikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.