Ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, në një reagim në Twitter, e ka këshilluar Kosovën që të dalë me deklarata më të ashpra dhe më të drejtpërdrejta ndaj Bashkimit Evropian, lidhur me mosliberalizimin e vizave.
Simmons ka thënë se është koha që Kosova t’i thotë BE-së: “jemi lodhur nga lojërat e juaja”.
“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: “Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE”?”, ka shkruar Simmons.
Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka folur gjerë e gjatë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Për këtë, ai kishte kërkuar të raportonte edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.