Një vajzë 16-vjeçare me inicialet E.I, dyshohet se është rrëmbyer nga ish i dashuri i saj 21 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e së shtunës në rrugën ‘Norbert Jokl’ në Prishtinë.
Burimet të Gazetës Online ‘Reporteri.net’ bëjnë të ditur se dyshohet se e mitura është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj, A.V, në lokalin ku ajo punonte.
Një deshmitare e rastit, ka thënë se ata janë larguar nga aty me një veturë të tipit Mercedes, merr vesh Reporteri.net.
Lidhur me rastin po merren njësia e hetimeve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.