×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish kandidati i Nismës për Podujevën: Votuesit kanë qenë të shokuar nga humbja ime, njërit i ka ra të fikët

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 8:06

    Ish kandidati i Nismës për Podujevën, Xhemajl Hasani i cili u bë i njohur gjatë fushatës për veturat luksoze që posedon, ka thënë se qytetarët kanë qenë të shokuar nga humbja e tij në Podujevë.

    Madje, sipas Hasanit, njërit nga ta i ka rënë të fikët nga lajmi se ai nuk do të shkojë në balotazh.

    “Në politikë nuk po bojke me thanë kurrë kurgjo, se momentin e fundit po ndryshojke gjithçka. Njërit i ka ra të fikët, shoqëruesit e mi e kanë marrë e kanë ndihmu, njeri hupi krejt kur e mori vesh, e morën i folën që nuk o fundi i botës dhe u pajtu edhe ai dikur me këtë fakt”, thotë ai në ATV.

    “Kisha pasë qef me u hapë kutitë edhe niher se jam i bindur që kish me ndryshu rezultati”, shprehet tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!