×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kandidati i PDK’së për kryetar të Rahovecit arrestohet për mashtrim me para të falsifikuara, dyshohet se i futi në treg përmes punës në Postë

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 21:10
    Bejtullah Deliu. Fotografi ilustruese.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona për falsifikim parash.

    Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve është ish-kandidati për kryetar të Rahovecit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bejtullah Deliu.

    Ai, në cilësinë e menaxherit në Postën në Rahovec, bashkë me një të dyshuar tjetër u arrestuan sot në Rahovec nën dyshimet për mashtrim me para falsifikuara.

    Dyshimet janë se dyshja e arrestuar futën në qarkullim rreth 7000 euro të falsifikuara.

    Këtë shumë parash, ata dyshohen se e futën në treg gjatë punës së tyre në Postën në Rahovec, merr vesh gazeta online Reporteri.net.

    Paratë e falsifikuara janë gjetur tek të dyshuarit në vendin e tyre të punës në postë dhe janë konfiskuar nga policia.

    Deliu aktualisht është menaxher i Postës në Rahovec. Sipas Policisë, një pjesë të tyre, rreth 2500 euro, të arrestuarit ua kanë shpërndarë direkt qytetarëve gjatë shërbimeve që kanë ofruar në Postë.

    “Policia ka arrestuar dy të dyshuar, B.D., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar, menaxher në postën në Rahovec) dhe H.D., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar). Në postë janë gjetur dhe konfiskuar, nën dyshimin se janë të falsifikuara, shuma e monedhave prej: 1362 X 2 =2 724 €, 970 X 1= 970 €, 1480 X 0.50=740€, gjithsej 4434 €. Po ashtu, dyshohet se 2566 € janë shpërndarë tek qytetarë që kanë kryer shërbime në këtë postë e të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/.

    Arrestohen dy punëtorë të postës në Rahovec, mashtruan qytetarët me para të falsifikuara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!