×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Deçanit uron diktatorin Enver Hoxha: Urime Komandant

    Reporteri
    16 Tetor 2022 | 12:55

    Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Deçanit, Orges Tafilaj, ka uruar ish-diktatorin Enver Hoxha për ditëlindje.

    Tafilaj ka publikuar një foto të diktatorit Enver Hoxha të cilit iu ka referuar si ‘komandant’.

    “Urime ditëlindja Komandant!”, ka shkruar Tafilaj në mbishkrimin e fotografisë së diktatorit të Shqipërisë.

    Aktualisht, Tafilaj është asamblist i VV-së në Komunën e Deçanit. Ai ka harruar ta urojë ‘komandanten’ e deputetëve të Vetëvendosjes që po ashtu sot feston ditëlindjen, Mimoza Kusari Lilën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!