Ish-këshilltari i Agim Bahtirit, Avni Zogiani, ka deklaruar se Kosova s’mund t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, derisa nuk i normalizon marrëdhëniet me Serbinë, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, Kosova nuk mund të futet në një nismë të tillë pa pasur dhe garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.
“Kosova nuk mund t’i bashkohet Ballkanit të Hapur pa normalizuar marëdhëniet me Serbinë”, tha ai.
Ai tha se edhe Procesi i Berlinit, si nismë, është i njëjtë i me Ballkanin e Hapur, por që dallon në një pikë.
“Dallimi i vetëm mes Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është pronësia. Në Procesin e Berlinit kemi në pronësi Scholzin. Gjermania del si garantuese. Këtu i shoh si pronar dy autoritarë. Vucic e Rama. Nuk mund si Kosovë t’u bashkohemi këtyre nismave pa pasur garanci nga një shtet i madh”, tha Zogiani në Pressing të T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.