×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Isa Mustafës: A po e lypë kush VV-në, se don me mbetë pa u martu

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 8:53

    Besnik Berisha, Ish-këshilltari i Isa Mustafës, ironizon me LVV-në.


    Berisha përmes një statusi në Facebook është tallur me VV-në, ku sipas tij VV-ja duhet ta kërkojë LDK-në pasi që ka refuzuar koalicion me këtë të fundit, shkruan Reporteri.net

    “Tash kur te humba, po te kerkoj… thote nje kenge e Veli Sahitit. ( VV duke i kendu LDK-se)”, ka shkruar Berisha.

    Sipas tij po i bëhet vonë VV-së dhe se do të mbetet pa asgjë, mirëpo duke ironizuar edhe me këtë.

    “A po e lyp kush VV-ne more, se don me mbete pa martu, e ka rrezik me dhene per burre te martuar mandej”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

    Këtë përqeshje ai e ka bërë duke e lidhur me një barcoletë se si vajzave iu bëhet vonë për t’u martuar dhe patjeter duhet të martohen pastaj me ndonjë burrë të martuar.

    “Tash kur te humba, po te kerkoj… thote nje kenge e Veli Sahitit. ( VV duke i kendu LDK-se).Ktynehere, kur ndonje cike i shtyhej martesa me gjate, zakonisht ndodhte per shkak se ajo ose familja e saj zgjedhnin shume ( gjenin behane).Mirepo, kur pushonin lutjet e kerkesat, e mosha trokiste, thonin se jane bere ikajl me e jep edhe per burre te martuar, vec mos me u mbete ne shtepi.
    A po e lyp kush VV-ne more, se don me mbete pa martu, e ka rrezik me dhene per burre te martuar mandej. Pas cdo dimri, vjen pranvera”, ka shkruar Berisha në Facebook.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!