×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Mustafës: LDK e VV kanë mospajtime të mëdha

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 21:02

    Faton Abdullahu, ish-këshilltar i Isa Mustafës thotë se dy partitë të cilat po diskutojnë për formimin e qeverisë, VV dhe LDK kanë dallime të mëdha mes vete.


    “Kanë mospajtime të mëdha dhe ka dimensione të ‘armiqësisë’”. Dallime të mëdha është vështirë për të parë si do të tejkalojnë”, ka deklaruar Abdullahu në Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se dialogu me Serbinë është pika ku më së shumti LDK e VV kanë probleme.

    “S’kanë fol për dialogun me Serbinë, dhe këto dy parti e kanë një rehati dhe deri të certifikohen zgjedhjet të bëjnë kalkulime dhe të mos tregojnë çfarë po ndodh konkretisht”, ka pohuar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!