Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar ditën e sotme në Shqipëri për të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij vendi për Kuvend.
Këtë veprim të tij e ka kritikuar edhe Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Behramaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti shpenzoi paratë e kosovarëve për të votuar në një shtet tjetër, me ç’rast thotë se vota e sotme Kurtit i kushtoi 2 mijë euro të kosovarëve.
Shkrimi i tij i plotë:
Qe shpenzimet e Kurtit nga taksat tona për një votë të tij për Bojken Abazin.
5 xhipa nga 100 euro karburant, 500 euro. Së paku 10 policë të mbrojtjes së afërt nga 35 euro mëditje, 350 euro. Kurti dhe ekipi i tij, po ashtu, së paku 10 veta nga 35 euro mëditje, 350 euro. Ndërsa, një drekë për të gjithë këta shkon deri në 2 mijë euro!
Si përfundim, me këtë buxhet do të bliheshin së paku 250 vaksina për qytetarët e Kosovës ose nëse vlerësojmë me politikën sociale të Kurtit, mund të bliheshin rreth 8 mijë bukë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.