Ish-këshilltari i ish-presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se Qeveria Kurti po i bën një muaj qeverisje, por edhe një muaj paaftësi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Behramaj ka thënë se Qeveria më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri sesa qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.
“Pas zgjedhjeve në Shqipëri fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Qeveri nuk do të kemi deri për Vit të Ri.”, ka shkruar Behramaj në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Qeveria Kurti nuk po i bënë një muaj qeverisje, por edhe një muaj paaftësi. Po i bënë një muaj pa program. Edhe pse nuk ka nevojë të negociojë me askënd për përafrim programi, sepse e gëzon tërë pushtetin, ajo më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri se qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.
Pas zgjedhjeve në Shqipëri fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Qeveri nuk do të kemi deri për Vit të Ri.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.