×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Trumpit flet për Marrëveshjen e Washingtonit: Nëse s’i intereson Kurtit, ajo është e vdekur

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 19:40

    Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, është shprehur se arritja e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi duhet t’u interesojë të gjithëve.


    Ai në një intervistë për Kosovo-online ka folur edhe për Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 të arritur mes dyjave vendeve në SHBA.

    “Nëse ai [Albin Kurti] nuk është i interesuar për të, atëherë ajo është e vdekur”, ka thënë Bolton kur është pyetur për qëndrimin e Kryeministrit të ri të Kosovës për këtë ujdi.

    “Është rregull elementar i negocimit, duhet të jenë dy palë të cilat duan që të arrijnë pajtueshmëri për diçka. Gjëja bazike është roli i SHBA në gjithçka, në konfliktin Kosovë-Serbi apo çfarëdo”.

    Bolton ka thënë se çfarëdo pale qofshin ato që negociojnë për paqe, duhet ta arrijnë atë për veten e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!