Ish-kongresisti amerikan, Tony Hall, thotë se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i padrejtë.
“Kjo është një prej situatave më të padrejta që kam parë ndonjëherë. Ajo në të cilën këta burra dhe familjet e tyre duhet të kalojnë më duket e padrejtë, mbajtja e tyre në burg për gati pesë vjet, ndërkohë procesi nuk ka përfunduar ende, është e gabuar”, tha ai.
Ai shpreh dëshirën që ky proces gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të përfundojë dhe të ketë drejtësi, ndërsa ka bërë të ditur se është refuzuar të takojë Thaçin dhe të tjerët.
“Procedurat këtu në Hagë janë të vështira, duhet planifikim kohë më parë për t’i takuar këta njerëz, ne u refuzuam edhe pse kërkuam t’i shohim, sepse nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, janë shumë të ngadalshëm, shpresoj që një ditë të takohem sërish, por më shumë shpresoj që deri atëherë e gjitha kjo të marrë fund dhe të ketë drejtësi”, deklaroi Hall, për Klankosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.