Në ditën kur ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu e ka vizituar Kosovën, ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka deklaruar se shteti turk nuk po e ndihmon fare Ukrainën.
Hoti e ka postuar në Facebook një listë të shteteve të cilat e kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën për ta përballuar agresionin rus.
Thotë se rendin diplomatik janë duke e mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane.
“Qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë po e mbështet qartësisht SHBA-ja. Impresive është mbështetja nga Polonia, si dhe nga vendet e vogla baltike, ku Estonia dhe Letonia kanë kontribuar më shumë se Franca e Italia. Sa i përket ndihmës së dhënë deri më tani, Estonia është edhe para Gjermanisë. Turqia nuk është fare në këtë listë”, ka thënë Hoti.
“Rendi demokratik po mbrohet nga ShBA dhe nga vendet evropiane që janë në vijën e frontit, dhe të cilat po e bartin barrën e refugjatëve”.
Kryediplomati turk është takuar me homologen e tij Donika Gërvalla e presidenten Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.