Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka thënë se ajo që Izraeli “po bën tani në Gaza, është shumë afër një krimi lufte” gjatë një interviste me BBC-në.
Olmert, i cili ishte kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2009, i tha BBC-së se qeveria e Benjamin Netanyahut po zhvillonte “një luftë pa qëllim – një luftë pa shans për të arritur diçka që mund të shpëtojë jetën e pengjeve”.
Ai tha se qeveria izraelite duhej të ishte më e qartë se po “luftonte vrasësit e Hamasit, ne nuk po luftojmë civilë të pafajshëm”.
“Ne po luftojmë vrasësit e Hamasit, nuk po luftojmë civilë të pafajshëm”, thotë ai. “Dhe kjo duhet të bëhet e qartë”, tha ai. /Reporteri.net/