×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryeshefi i IPK-së tregon rastet kur policët mund ta përdorin armën

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 17:47

    Fitim Shishahni, ish-kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës ka thënë se policët mund ta përdorin armën e zjarrit.

    Shishani tha në Frontal të T7 se ka disa raste ku sipas ligjit, zyrtarëve policorë u lejohet edhe të qëllojnë. Së fundmi, ai tha se është zgjedruar hapësira e rasteve se kur policët mund ta përdorin armën e zjarrit.

    “P.sh. me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë personale, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, me qëllim të parandalimit të veprës penale të rrezikshme për shoqërinë e deri te – ka hyrë goxha vonë një dispozitë tjetër – polici ka të drejtë ta përdorë armën e zjarrit edhe në momentin kur rrezikohet ai apo ndokush tjetër nga kafshët”, tha ai.

    Ish-kryeshsefi i IPK-së tha se polici duhet të jetë vigjilent dhe ta vlerësojë situatën për çështje sekondash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!