Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka thënë se nëse argumentohet me prova se është manipuluar në zgjedhje ata persona do të procedohet penalisht.
“Por ne nuk mund të ndjekim dikë penalisht vetëm pse ka votuar, pasi e dimë se vota është e fshehtë. Por edhe nëse e dimë se dikush ka votuar ndokënd të komunitetit që nuk përfaqëson, ai nuk mund të ndiqet penalisht për këtë gjë”, deklaroi në “Debat Plus”.
Hasani thotë se nuk ka asnjë dilemë se votat janë orkestruar në zona të caktuara, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se edhe nëse manipulimi apo orkestrimi është bërë nga Serbia ata do të ndiqen penalisht posa të jenë të qasshëm.
Hasani ka thënë se në aspektin ligjor është shumë problem të rikuperohen këto vota.
“PZAP dhe Gjykata Supreme vështirë se mund të rikuperojnë diçka. Gjykata Kushtetuese mund të veprojë duke u bazuar në nene të caktuara ku mbrohet e drejta e minoriteteve për t’u përfaqësuar”, deklaroi më tej Fejzullah Hasani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.