×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i Pejës del me një njoftim: Zbulon se a i ka siguruar votat e nevojshme për deputet

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 11:42

    Ali Berisha sapo ka njoftuar se ka arritur votat e mjaftueshme për të qenë deputet i ri i Kuvendit të Kosovës.


    Ish-kryetari i Pejës ka thënë poashtu se Aleanca në Pejë ka rritje prej 1700 votash.

    Berisha ka thënë se do të mbrojë interesat e Pejës dhe gjithë rrafshit të Dukagjinit në parlament.

    Njoftimi i plotë:

    “Të nderuar qytetarë të vendit e veçanërisht të Komunës së Pejës

    Kam kënaqësinë tju informojë se falë besimit tuaj dhe mbështetjes së pakursyer, unë kam marrë votën e nevojshme dhe jam Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD, 100 shtet!

    Zotohem se vota juaj është përgjegjësi për mua dhe do të jetë në funksion të ndershmërisë për qytetarin, votuesin, programin e AAK-së dhe në radhë të parë, për proceset e shtetit të cilave do tju përgjigjemi si çdo herë në tema!

    Besimi juaj në masë për mua, më obligon që në Kuvendin e Republikës, të jem gardian i mbrojtjes së interesave të të gjtihë qytetarëve të Kosovës e veçanërisht të Pejës dhe Rrafshit të Dukagjinit.

    Andaj, Pejës dhe dukagjinit do tja vazhdojmë projektet dhe do tja mbrojmë bashkë prioritetet.

    Jam i nedruar të vazhdojë rrugëtimin me Aleancën, tani edhe në Kuvendin e Kosovës, por ju garantojë se për inetresat e Pejës do veprojë si Deputet i të gjithë qytetarëve, atyre që më votuan dhe që nuk më votuan. Kjo është edhe kulturë e ndërtuar ndër vite në familjen e AAK-së, nga lideri ynë z.Ramush Haradinaj!

    Dua tju konfirmojë se, përkundër rezultatit dhe vështirësive me të cilat u përballë Kryeministri Haradinaj në këto periudha, duke ju falënderuar juve, Aleanca në Pejë ka arritur të ketë rritje të votës në rreth 1 mijë e 700 sosh.

    Një falënderim të veçant për strukturat e partisë, aktivistët, simpatizantët dhe kandidaturat e listës!

    Aleanca do të mbetet 100% në shërbim të vullnetit qytetarë.
    Qoftë nga pozita apo nga opozita, AAK dhe kreu i saj z.Haradinaj çdo herë do jenë në funksion dhe shërbim të temave dhe proceseve të rëndësishme për shtetësinë e Kosovës dhe qytetarinë e saj!

    Nuk ka asgjë që mundë ta ndalë rrugëtimin e sinqertë të liderit tonë Ramush Haradinaj.

    Faleminderit dhe mirëutakofshim në rrugëtimin tonë të ri të përbashkët” shkruan Berisha në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!