Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka thënë që është plotësisht i gabuar, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin e deputetëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Vendimi i Kushtetueses se çdokush që është shpallur fajtor në tri vitet dhe nuk ka të drejtë të kandidohet është vendim plotësisht i gabuar. Është i gabuar, për faktin se ai është dimension puro-ligjor dhe i pastër ligjor, nuk është dimension kushtetues dhe nuk ka të bëjë me Kushtetutën”, tha Hasani në Klan Kosova.
“Është çështje ligjore për të cilën duhet të shprehet KQZ-ja, PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Vendim i GJK-së është i qartë kur thotë që askush nuk ka të drejtë të kandidohet nëse tri vitet e fundit ka qenë i shpallur fajtor, me vendim gjyqësor dhe kjo është e gabuar”.
“Ligji mbi zgjedhjet është shumë i qartë, ngase gjithnjë ai pikë reference e ka kodin penal. Kodi penal nuk ia njeh pasojat juridike dënimit me gjobë, me kusht me vërejte dhe me lirim nga dënimi”, tha ai.
Hasani ka thënë që sipas tij, të gjithë kandidatët e larguar do t’i kthejë në listat zgjedhore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.