×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetarja e Gykatës Kushtetuese deklaron se i ka mbi 6 milionë euro në bankë

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 20:26

    Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajziri, ka deklaruar se ka mbi 6 milionë euro para të gatshme në institucionet finaciare.


    Ajo në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se posedon në bankat e Kosovës plotë 6 milionë e 326 mijë e 586 euro.

    Po ashtu, ajo ka edhe 307 mijë euro pasuri të paluajtshme, duke përfshirë një banesë, dy toka edhe një shtëpi.

    Ish-shefja e Kushtetueses po ashtu ka bërë të ditur se është aksionare në dy kompani.

    Tutje, Rama-Hajrizi ka edhe 95 mijë euro borxhe që sipas saj janë për studime, veturë edhe për blerjen e tokës.

    Këto janë të hyrat vjetore të Rama-Hajrizi:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!