×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-luftëtari i UÇK-së thotë se për të tretën herë i refuzohet aplikimi për pension invalidor

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 20:30

    Ka vjet që Xhemajl Bytyçi po kërkon që t’i njihet e drejta e pensionit invalidor si ish -luftëtar i UÇK-së.


    Por, lëndimet të cilat i mori sa ishte ushtar në Zonën e Pashtrikut, nuk po i njihen nga komisioni, i cili merret me verifikimin e invalidëve të luftës.

    Është hera e tretë që Bytyçi po thotë se iu refuzua e drejta për të gëzuar këtë pension.

    Ushtruesja e detyrës së Departamentit të familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, Sanije Rexha thotë se dy shkallët e komisionit që bënë vlerësimin për Bytyçin konkluduan se ai nuk i plotëson këto kushte, raporton KTV.

    E vetmja mundësi, sipas Rexhës, është që Bytyçi t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar të drejtën e pensionit ose që, pas një viti përsëri të kërkojë rivlerësim nga komisioni përkatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!