×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministra, deputetë e kryetar komunash, kush janë kosovarët në ‘listën e zezë’ të ShBA-së?

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 17:22

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se SHBA-të kanë shpallur Sali Berishën dhe familjen e tij persona të padëshiruar (non-grata) duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhet se ish-Presidenti e Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shpallur non-grata për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm.


    Por në listën e bllokimit të SHBA-së nuk mungojnë as emrat e shqiptarëve nga Kosova.

    Lista e Zyrës së Kontrollit të Asetëve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit Amerikanë vendos sanksione kundrejt vendeve, regjimebe e trafikantëve ndërkombëtarë të narkotikëve që rrezikojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Në webfaqen e kësaj organizate shtetërore të SHBA-së mund të gjindet lista e personave të bllokuar nga Amerika.

    Kosovarët e bllokuar nga Departamenti amerikan i Thesarit janë ish-pjesëtar të UÇK-së, të dënuar për krime lufte e pjesëtarë të grupeve terroriste në Lindjen e Mesme.

    Në grupin e kosovarëve bëjnë pjesë ish-ministra, ish-deputetë, kryetar komunash e funksionarë të ndryshëm të Kosovës.

    Në listën e OFAC-ut vazhdojnë të jenë ende Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa e Azem Syla.

    Aty janë edhe Ramiz Lladrovci, Gafurr Elshani e Emrush Xhemajli.

    Ndonëse ka ndërruar jetë, aty figuron emri i Haradin Balajt, ish-pjesëtar i UÇK-së.

    Por krahas ish-pjesëtarëve të UÇK-së, në listën e zezë amerikane janë edhe terroristi Lavdrim Muhaxheri, i cili ndonëse i vrarë vazhdon të figurojë në këtë listë.

    Po ashtu, në listë janë edhe Naser Kelmendi, Besnik Kelmendi, Elvis Kelmendi e Liridon Kelmendi, të dyshuar si udhëheqës mafioz e bosë të drogës.

    Kush janë shqiptarët në listën e zezë?

    Krahas Sali Berishës me familjen e tij, në listën e zezë të SHBA-së ka edhe emra të tjerë nga Shqipëria.

    Të ndaluar hyrjen në SHBA e ka edhe familja e liderit socialist Tom Doshi. Bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e tij të rritur, Briana Doshi, djali i tij të rritur, James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur janë të përcaktuar si persona non-grata për administratën e SHBA-së.

    Më 30 korrik 2019, DASH, vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion, raporton EuroNeës Albania.

    Por, në listë të zezë ka edhe shqiptarë nga Maqedonia.

    Menduh Thaçi, Nuri Bexheti, Xhemajl Hyseni, Xhezair Shaqiri, Daut Rexhepi, Xhevat Ademi, Gafur Adili janë disa nga emrat nga Maqedonia në këtë listë.

    Aty nuk mungojnë edhe shqiptarë të Maqedonisë që luftonin në për grupet terroriste në Siri e Irak.

    Emrat nga Ballkani

    Ish-oficeri i Ushtrisë Jugosllave Vladimir Lazareviç, i dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës, vazhdon të jetë në këtë listë.

    Po ashtu edhe Radovan Karaxhiq, lideri i serbëve të Bosnjës është në këtë listë të amerikanëve.

    Ndonëse ka vdekur, në listë figuron ende emri i Sllobodan Millosheviçit, ish-presidentit serb përgjegjës për krimet e ushtrisë serbe në luftërat e ish-Jugosllavisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!