×
  • Lajme
  • Lajme / Njohja nga shteti afrikan

    Ish-ministri britanik: Njohja e Kosovës, lëvizje e mençur nga Kenia e në linjë me shtetet e mëdha demokratike

    Reporteri
    29 Mars 2025 | 22:18

    Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si lëvizje të mençur veprimin e presidentit të Kenias William Ruto, për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

    Në një postim në X, ai e ka cilësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si kukull të Putinit.

    MacShane ka thënë se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më.

    ‘‘Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në përputhje me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vucic, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni, dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më’’, ka shkruar ai.

    Kenia – shtet afrikan, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, duke u bërë kështu shteti i 118-të që e njeh atë.

    Njohja nga Kenia  u dënua nga Serbia duke e quajtur hap  që“përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!