×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri Ferid Agani: Qeveria do të formohet në fund të marsit

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 8:38

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se deri në fund të muajit mars do të bëhet konstituimi i institucioneve, ndërsa për zgjedhjen e presidentit thotë se partitë politike duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të evitojnë një bllokadë politike.


    Agani ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk ka qenë befasuese.

    Tutje, ai thekson se Qeveria e re duhet të ketë prioritet kryesor drejtësinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

    “Po mendoj se nuk kanë qenë befasuese së paku nga perspektiva e subjektit politik por kanë më qenë rezultate të pritura. Rezultatet të cilat e kanë reflektuar disponimin e vullnetit politik të qytetarëve. Kjo është vërejtur që pas rënies së qeverisë Kurti dhe është pritur që qytetarët do të mobilizohen edhe më tepër rreth objektivit të luftimit të korrupsionit të krimit të organizuar në këtë vend si e keqja më e madhe që e ka goditur vendin dhe fuqizimi i sundimit të ligjit në vend. Koncepti më i përfolur gjatë këtyre zgjedhjeve ka qenë drejtësia”, tha ai për Ekonomia Online.

    “Ne e kemi themeluar partinë e drejtësisë në vitin 1999 në ditën e para të pasluftës mu për këtë qëllim sepse e kemi ditur që një vendi të ri të cilin që është ka ndërtohet mbi bazën e një liste monumentale të popullit të tij. Mbi të gjitha i nevojitet drejtësia, sundimi i ligjit e pastaj edhe zhvillimi ekonomik. Mendoj se këto zgjedhje kanë reflektuar një synim të tillë të popullatës dhe rezultati përfundimtar është në pajtim me dëshirën e qytetarëve”, u shpreh Agani.

    Agani theksoi se Kosova do të ketë shumë shpejt krijimin e institucioneve të vendit, themelimit e Kuvendit të Kosovës, zgjedhjen e krye parlamentarit, zgjedhjen e kryeministrit dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.

    “Unë shpresojë që nuk do të kemi bllokadë politike. Mendoj se gjithë ata qytetarë mbi 45% të votuesve të Kosovës të cilët kanë dalë në zgjedhje ata nuk kanë votuar për përfaqësues të popullit që ta bllokojnë por ta ndërtojnë shtetin. Prandaj mendoj që bllokada është totalisht e pakuptueshme”.

    “Mendoj se do të kemi një krijimi shumë të shpejtë të institucioneve të vendit, themelimit e Kuvendit të Kosovës, zgjedhjen e krye parlamentarit, zgjedhjen e kryeministrit dhe zgjedhjen e presidentit të vendit”, shtoi ai.

    Tutje, Agani thotë se partia fituese duhet të ndërtojë një partneritet me subjektet në opozitë për zgjidhjen e presidentit në mënyrë që të mos krijohen vështirësi.

    “Populli ka folur dhe e ka thënë fjalën e tij. Se kush duhet të jetë president i vendit, ai i cili e krijon shkallën më të lartë të koncenzualitetit brenda spektrit politik të vendit. Ne kemi subjektet politike që kanë fituar shumicën në këtë vend. Ata duhet të ndërtojnë një partneritet me subjektet tjera politike që do të jenë në opozitë dhe në një dialog të sinqertë t’i tejkalojmë të gjitha këto vështirësi. Të gjejnë personalitetin që do të përfaqësojë më së miri këtë vend. Mendoj se asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë që të themelojnë institucionet e vendit. Unë mendoj që gjatë fundit të muajit mars do t’i kemi të përfunduar procesin e themelimit të institucionit të vendit”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!