×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i PDK-së beson se Avdullah Hoti mund ta kthejë konsensusin shtetëror

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 14:50

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, tha se i kanë disa synime nga ky proces.


    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, pati fjalë të mira për kryeministrin Hoti.

    Bajrami tha se me sjelljen e tij Hoti mund të arrijë konsensusin e paarritur më parë mes Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit të Kosovës.

    “Kosova duhet të jetë e përgatitur, konsensionale në dialog. Të krijohet konsesus shtetëror, të bëhen koordinimet e nevojshme me të gjitha partitë. Të koordinoheni me presidentin që ka kompetenca kushtetuese”.

    “Ju në mënyrë të veçantë do të punoni me presidentin e vendit, ju si natyrë jeni personi neutral dhe mund të bëni konsensus që i ka munguar këtij vendi”.

    “Ju sugjeroj që të vazhdoni me këtë qasje dhe të bëni konsensus me sjelljen tuaj”.

    “Më pëlqeu qasja juaj që t’i jepni hapësirë me komision opozitës për mbikëqyrje por mos të shkojmë tek përplasja se kush duhet të marrë merita pasi meritat i ka shteti dhe duhet të bëhet konsensusi mes presidentit, kryeministrit dhe Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Bajrami.

    Bajrami mes tjerash i kërkoi Hotit përgjigje për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nëse do ta themelojë atë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

    Hoti i tha se beson që do të tregojnë seriozitetin shtetëror për marrëveshjet e nënshkruara.

    “Unë besoj që tregojmë seriozitetin shtetëror kur i respektojmë marrëveshje që i kemi nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, tha Hoti.

    “Nuk do të dëgjoni asnjëherë nga une konfrontime institucionale. As pas takimeve me partitë dhe amasadorët, do të kërkoj takim formal me presidentin që t’i tregojmë qëndrimin e Qeverisë për dialogun”, deklaroi Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!