×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili kritikon ministrin Zemaj: Pacientët me Covid-19 që janë në shtëpi nuk kanë mbështetje, mos i leni anash

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 13:09

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po raporton për menaxhimin e situatës me COVID-19.


    Me këtë rast, ish-ministri Uran Ismaili, ka kritikuar Zemajn se institucionet gjegjëse nuk po kujdesen për personat me coronavirus që nuk janë të shtruar në spitale, por qëndrojnë në shtëpi.

    “Pacientët që nuk janë në sistemin shëndetësor nuk kanë mbështetje, kanë frikë te madhe, nuk dinë ku me u drejtuar, nuk dinë cilat janë analizat me i bërë, ka një brengë se si me u trajtuar. Ju kisha lut që këta pacientë që janë në shtëpi me i ndihmuar se janë të lënë anash. Rasti aktiv është rast aktiv, a është asimptomaik a jo mbetet me u pa”, tha Ismaili, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se edhe pacientët që kanë qenë pozitiv dhe më pas janë shëruar kanë probleme të mëdha dhe se shteti duhet të kujdeset për ta.

    “Po kanë probleme njerëzit që kanë dalë negative, duhet me u përkujdes edhe për ata se kanë probleme të mëdha”, tha Ismaili.

    Ndërsa ka folur për mundësinë e një vale të re të shpërthimit të coronavirusit, ai thënë se duhet të sigurohen urgjent aparaturat.

    “Rreziku i valës së dytë është permanent, dhe nëse ne nuk i kemi aparaturat e duhura atëherë do të ballafaqohemi me probleme të shumta. Ju kisha lutë të jeni më vizionar rreth asaj se cfarë do të mund të ndodhë në nëntor ose tutje”, ka thënë Ismaili. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!