×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-objekti i shkollës po rrezikon banorët e këtij fshati të Lipjanit

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 22:59

    Në një shkollë të Janjevës, mësimi ka përfunduar tash e mbi 20 vite. Objekti i mësonjtorës së fshatit që atëherë ka dalë nga përdorimi.


    Për shkak të vjetërsisë disa pjesë të ndërtesës rrezikojnë shembjen.

    Kjo ka shtuar rrezikun kur kalohet andej pari.

    Një banorë i këtij fshati shprehë shqetësimin se nga ky objekt mund të pësojnë nxënësit të cilët kalojnë afër këtij objekti për të shkuar në shkollë.

    “Kemi frikë se mundet me pas gjarpnoj dhe munden me hypë nxënësit dhe të rrezohen nga lartë pasi janë të vegjël. Për momentin përdoret për punë jo të mira”, thotë një banor për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Të shqetësuar janë edhe nxënësit.

    “Në këtë vend pijnë substanca narkotike dhe objekti përdoret për gjëra tjera, kështu që jemi të rrezikuar”, thotë një nxënëse e këtij fshati.

    Por përkundër këtyre shqetësimeve në komunën e Lipjanit thonë se duhet shikuar nëse objekti mund të rivitalizohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!