Ish-politikania serbe, Vesna Peshiq ka vlerësuar se Serbia është “faktori kryesor shqetësues” në Ballkan dhe se kjo shihet nga fakti se edhe sot “nuk i pranon kufijtë e saj”.
“Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë i kanë pranuar kufijtë e tyre, përveç Serbisë”, tha Peshiq në Forumin e 14-të për Drejtësinë Tranzicionale në Beograd, shkruan “Danas”.
Sociologia vlerësoi se Serbia nuk është e gatshme për asnjë pajtim. Ajo deklaroi se “proceset e shpërbërjes së fortë të Bosnjë e Hercegovinës përmes (Millorad) Dodikut janë në progres” dhe theksoi se “Serbia i jep mbështetje të plotë këtyre proceseve”.
“Nuk mendoj se Serbia aktualisht po përgatitet për luftë, por po përpiqet t’i arrijë qëllimet e saj në mënyrë paqësore. Ajo dëshiron ta përvetësojë një pjesë të Dejtonit të Bosnjë e Hercegovinës”, tha Peshiq.
Sipas saj, në Serbi kryen punë “autokracia personale”, me të cilën Aleksandar Vuçiq i mori në dorë të gjitha institucionet dhe e shpalli opozitën armike të brendshme.
“Situata në Serbi është kaq katastrofike dhe me atë lloj qeverisjeje që kemi ne nuk mund ta zgjidhim asnjë problem, madje as atë të Kosovës”, tha Peshiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.