×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-Presidentja Jahjaga: Çdo gjë është e mundur kur beson në vete

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 19:44

    Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë sot në një panel diskutimi me temën e fuqizimit të pozitës së femrave.


    “Sot pata nderin dhe privilegjin që të jem pjesë e panelit diskutues “T’i fuqizojmë femrat” si pjesë e projektit të organizuar nga TOKA”, ka shkruar ish-Presidentja Jahjaga në Facebbok.

    Ajo gjatë fjalës së saj, ndër të tjera, ka rrëfyer eksperiencën e saj dhe të njëjtën e ka shfrytëzuar për motivimin e të rejave në vendin tonë

    “Gjatë diskutimit pata mundësinë të ndaj me vajzat pjesëmarrëse përvojat e mia që nga fëmijëria e hershme e deri tek mandati im presidencial, ku mesazhi im kryesor ishte që çdo gjë është e mundur nëse beson në vete”.

    Ajo i ka inkurajuar të rejat që të vazhdojnë me punën e tyre duke i thyer steriotipet gjinore si dhe duke arritur sukseset që synojnë.
    “Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e vajzave të reja përmes ngritjes së kapaciteteve të tyre. Gjatë diskutimit, këto vajza treguan pasion dhe entuziazëm të mahnitshëm”.

    “Përgëzoj TOKA për misionin e vazhdueshëm për të kontribuar në shoqëri dhe inkurajoj vajzat e reja që të mos ndalen së punuari drejtë ëndrrave të tyre dhe të mos kufizohen nga normat e stereotipat gjinore”.

    “Vetëm me shumë punë e dedikim të vazhdueshëm mund të arrijmë të korrim suksesin që e synojmë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!