×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-profesori i Kurtit largohet nga Vetëvendosje

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 11:04

    Profesori, Salem Lepaja ka njoftuar se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Lepaja lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)”, ka shkruar ai, pa dhënë arsyet e largimit nga Vetëvendosja.

    Lepaja, kishte qenë profesor i Albin Kurtit, gjatë kohës së studimeve.

    Ai ishte njëri ndër profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, i cili i ligjëroi kryeministrit  dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

    Në disa intervista Lepaja kishte folur për Kurtin dhe për periudhën kur ai kishte qenë student. Madje, Lepja kishte thënë se  ai kishte ruajtur fletoret e provimet e Kurtit, duke e cilësuar si studenti më i mirë i asaj kohe./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!