×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-punëtorët e “Sharrit”: Komandantët e UÇK-së uzurpuan fabrikat

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 10:39

    Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare të kombinatit “Sharri”, në Hanin e Elezit, nëpërmjet një shkrese ka akuzuar ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njerëzit e politikës për uzurpim të fabrikave në kombinatin “Sharr”.


    Sipas këtij këshilli, privatizimi i kombinatit “Sharr” është bërë në mënyrë të jashtëligjshme derisa kishte statutin e veçantë si shoqëri aksionare në të cilin ishin të punësuar një mijë e 876 punëtorë hisedarë,, shkruan sot Koha Ditore.

    “Komandantët e luftë së UÇK-së dhe disa qeveritarë të korruptuar menjëherë pas mbarimit të luftës i kanë ndihmuar AKM-në dhe AKP-në për t’i privatizuar dhe shkatërruar në mënyrë të jashtëligjshme fabrikat dhe statutin e kombinatit “Sharr”, megjithëse të gjithë e dinin se ky kombinat kishte statutin e shoqërisë aksionare. Punëtorëve nga katër fabrikat e kombinatit “Sharr” në vend se t’i jepej ndihma pas mbarimit të luftës për ta ringjallur prodhimin, në të kundërtën, punëtorët u dënuan edhe më rëndë nga ky privatizim ilegal”, thuhet në shkresën e KKQMDPSHA-së.

    Sipas këtij këshilli, fabrika u vu nën patronazhin e disa komandantëve të zonave të ndryshme të Kosovës menjëherë pas mbarimit të luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!