×
  • Lajme
  • Lajme / Pensionistët në hall

    Ish-regjimi i largoi dhunshëm nga puna, shteti nuk po ua njeh kontributet

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 20:48

    Ligji për skemat pensionale vazhdon të jetë problematik. Pensionistëve po u anulohen kërkesat për njohjen e kontributeve për shkak se nuk posedojnë dëshmi se janë larguar dhunshëm nga ish-regjimi. Avokatët e quajnë absurditet e deputetët lojë politike.

    Dikur kishte marr vendime që i kishin ndryshuar jetët e njerëzve, por sot një vendim që u morr për të po i ndikon atij.

    Dikur gjyqtar e sot pensionist, Xhemil Elshanit shteti nuk po ia njeh kontributet, rrjedhimisht nuk po mund ta marr pensionin parcial siç është quajtur, ani pse Ligji për Skemën Pensionale është miratuar vitin e kaluar.

    “Kam qenë gjyqtar i Gjykatës Komunale të Prizrenit në vitet e 90-ta ashtu që në mënyrë të dhunshme nga organi i gjykatës jam përzënë dhunshëm. Aq i dhunshëm ka qenë largimi sa në zyre më kanë mbetur edhe gjërat personale”, tha Xhemil Elshani, ish-gjyqtar pensionist.

    Xhemilit po i kërkojnë një dëshmi që i njëjti është larguar dhunshëm nga puna nga ish regjimi.

    ‘Unë këtë dokument nuk kam mundur a siguroj sepse në momentin e largimit organi i dhunshëm nuk ka lëshuar kurrfarë dokumenti”, tha Elshani.

    Shqetësuese këtë e sheh edhe avokati Valdet Hoxha, që vlerëson se shteti po vazhdon diskriminimin e kategorisë së punonjësve të viteve të 90-ta.

    “Është një absurditet i llojit të vetë pasi asnjë nga punonjësit, të cilit janë larguar dhunshëm, nga masat serbe nuk i është lëshuar vendim për largim, prandaj është një lojë normash e kriteresh që vazhdon ti diskriminojë këtë kategori që ka nevojë për ndihmë dhe jo tallje me ta”, tha Valdet Hoxha, avokat.

    E ai që kishte ngritur më së shumti zërin në Kuvend deri sa ky ligj u votua, e edhe pas votimit ka pasur kritika duke e dërguar sërish tek Avokati i Popullit, deputeti Shemsedin Dreshaj, thotë se këto kritere janë një lojë e qeverisë aktuale që të pamundësojë pensionet.

    Lidhur me këtë problematikë dhe nëse do të ofrojnë ndonjë zgjidhje për personat që e kanë të pamundur të dëshmojnë largimin e dhunshëm nga puna nga ish regjimi, që nga e hëna Ministria e Financave nuk kanë kthyer përgjigje./Dukagjini

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!