×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 22:47

    Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një operacion i planifikuar gjatë, ku si pasojë u vra një zyrtar policor.

    Smakaj, theksoi se ky grup i armatosur është munduar që ta fus një element të rrezikshëm që shteti i Serbisë e përdorë vazhdimisht në arenën ndërkombëtare, e që sipas tij është kisha ortodokse serbe.

    “Ky është një operacion konkret i planifikuar. Gjitha veprimet që i kemi parë bëjnë me kuptu që ky është një operacion i planifikuar gjatë, nuk është një operacion i rastit, veprimi dhe sulmi ndaj uniformave është i përzgjedhur, vendosja e barrikadave dhe koha e vendosjes është ka qenë shumë e qartë se konfrontimi do të jetë me zyrtarë të shtetit dhe më pas strehimi në manastir që me involvu një reagim jashtëkontrollit”, u shpreh Smakaj, në Klan Kosova.

    “Mobilizimi është më i thellë, grupi i organizuar, veprimet janë të koordinuara, janë munduar me fut një element të rrezikshëm që në arenën ndërkombëtare Serbia vazhdimisht e ka përdorur, elementin e kishës ortodokse serbe. Çfarëdo veprimi që do të kishte ndodhur jashtë kësaj si ka reaguar Policia e Kosovës, ne do të ishim në një situatë të pafavorshme, në aspektin edhe të arsyetimit ndërkombëtar”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!