×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së mbetet jashtë Kuvendit

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 12:13

    Koalicioni AAK-PSD arriti ti fitojë 14 deputetë në legjislaturën e re, por që jashtë Kuvendit të Kosovës mbeti ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi.


    Isufi në listën e koalicioni AAK-PSD kishte numrin 17 dhe në zgjedhje ka arritur të marrë vetëm 3 mijë e 949 vota të pamjaftueshme për tu bërë deputet i Kuvendit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme ka shpallur rezultatet përfundimtare të gjashtë tetorit. Partia e Haradinajt që ishte pjesë e Qeverisë doli e katërta në zgjedhje së bashku në koalicion me PSD-në e Shpend Ahmetit.

    AAK-PSD koalicioni 100 për qind Kosovë ka fituar 96 mijë e 883 vota ose 11,477 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!