×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shefi i PTK-së: Milaim Zeka i ka marrë 100 mijë euro nga Telekomi

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 17:59

    Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka thënë se deputeti në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka nuk mund të flas rreth gjendjes së Postës dhe Telekomit të Kosovës pasi që ai ka marr nga kjo ndërrmaje mbi 100,000 mijë euro.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se sot gjatë intervistimit nga deputetët në Komisionin Hetues Parlamentar për Telekomin e Kosovës ka paraqitur konfliktin e interesit të përhershëm që ka Zeka me këtë komision, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, me fillim te intervistimit ne Komisionin Hetues Parlamentar për Telekomin e Kosovës, paraqita konfliktin e interesit te përhershëm të Deputetit Milaim Zeka që nga formimi i këtij Komisioni. Këtë paraqitje e kam bazuar në: Mbi 100,000 Euro te marra nga Telekomi i Kosovës për firmat/bizneset e Milaim Zekes nder vite, duke përfshirë edhe mandatin tim te Drejtorit Menaxhues dhe Mungesën e paanshmerise dhe objektivitetit te tij ne raport me punën e komisionit dhe mua personalisht”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Kujtojmë se sot Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, para se të fillon intervistimi ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa ka prezantuar një letër ndaj deputetit Milaim Zeka siç tha ai të deponuar në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Kuvend.

    Ai ka kërkuar largimin e Zekës nga komisioni, pasi sipas Mustafës, Zeka është përfitues e 100 mijë eurove nga Telekomi.

    “Milaim Zeka ka interesa personale në Telekomin e Kosovës, i cili ka përvetësua fonde, 100 mijë euro ndër vite. Dhe për këtë arsye për shkak të konfliktit të interesit nuk mund të jetë pjesë e komisionit hetimor deputeti Zeka”, theksoi Mustafa duke shtuar se kjo letër është për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve që janë bërë nga Zeka.

    Por Kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri i është përgjigjur Mustafës lidhur me këtë çështje, i cili tha se nuk ka të drejtë të kërkoj largimin e Zekës nga komisioni, por janë institucionet e drejtësisë që duhet ta trajtojnë këtë letër.

    Deputeti Milaim Zeka, ka reaguar ndaj Mustafës i cili tha se krejt biografia e ish-kryeshefit njihet për rrahje dhe shantazhet që ka bërë me shefat e policisë dhe të tjerë.
    “Kurrë nuk kam pasur kontratë në PTK-në, për këtë deklarohet AKK. Unë nuk kam asgjë personale ndaj Mustafës”, tha Zeka. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!