Deputeti i Budestagut gjerman, Jens Kestner, që vjen nga partia e ekstremit të djathë AFD (Alternative Fur Deutchldand), në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat serbe ka thënë se anulimi i Samitit të Parisit për të dy vendet është një lajm i keq, pasi sipas tij çështja e Kosovës, është një “top-temë” që duhet zgjidhur.
Sipas tij Beogradi e ka të vështirë të negociojë me Prishtinën, sepse siç thotë ai në anën tjetër të tryezës janë të ulur kriminelë të luftës.
Kestner thotë se “në Serbi”, përkatësisht siç e quan ai Kosovë dhe Metohi kishte qenë, si ushtar i Bundeswehr-it në kontigjentin gjerman të KFOR-it, transmeton Reporteri.net.
Ai beson se lufta e vitit 1999 në Kosovë ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, që sipas tij gjithçka filloi me një gënjeshtër rreth një masakre.
“Propaganda e luftës së atëhershme të Schroeder, Fisher dhe Scharping bindën publikun gjerman dhe ushtarët gjermanë, që për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, të marrin pjesë në një luftë të vetme në Evropë”.
“Sipas mendimit tim, Kosova ende i përket Serbisë dhe është pjesë e Serbisë”, u shpreh ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.