×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i KFOR-it kujton gëzimin e fëmijëve shqiptarë para 20 vjetësh

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 17:03

    Ish-ushtari i KFOR-it, Kenneth Andresen, tani profesor në Universitetin e Agder të Norvegjisë, ka publikuar disa fotografi nga 12 qershori i vitit 1999 kur trupat e NATO-s kanë hyrë në Kosovë, duke i dhënë fund kështu gjenocidit serb mbi shqiptarët.


    Në fotografitë e publikuara në Twitter, Andersen, shpërfaq gëzimin e fëmijëve kosovarë me rastin e hyrjes së trupave të KFOR-it britanik në Kosovë.

    Andresën në përshkrimin e aktiviteteve të tij, deklaron se është edhe koleksionues i kartolinave nga Kosova.

    Madje ai është aq i lidhur me Kosovën, saqë përmes postimeve në Twitter ka treguar se edhe bën tifo për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!