Ish ushtari i UÇK-së, tash mërgimtar në Gjermani, Isak Gashi, nga fshati Mleqan i Malishevës, së bashku me bashkëshorten e tij, kanë vendosur që paratë e kursyera prej 10 mijë euro për rregullimin e shtëpisë, t’i japin donacion për fondin e krijuar për mbrojtjen e ish eprorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli.
Gashi në një prononcim për Gazetën Infokus, ka thënë se ai dhe bashkëshortja nuk ndihen mirë ta rregullojnë shtëpinë e tyre, kur çlirimtarët e Kosovës gjykohen padrejtësisht në Hagë, e të mos ndihmojnë sadopak.
“Kemi vendosur që paratë e kursyera për rregullimin e shtëpisë, 10 mijë euro t’i japim donacion për fondin në mbrojtje të Kadri Veselit. Nuk ndiheshim rehat që ta rregullojmë shtëpinë në një kohë kur çlirimtarët tanë po përballen me akuza të rrema për krime lufte”, thekson ai.
Ata sot kanë nevojë për ne. Dikur ata rrezikuan jetën për lirinë tonë e të e Kosovës, sot e kemi shancin që t’u dalim në ndihmë me aq sa kemi mundësi”, ka thënë Gashi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.