×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i UÇK-së: Po urrehemi nga qytetarët shkaku i disa politikanëve të pandërgjegjshëm

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 10:51

    Ilir Gashi, ish ushtar i UÇK-së në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” ka shprehur pakënaqësi ndaj qeverive.


    Gashi ka thënë se veteranët dhe invalidët asnjëherë nuk janë trajtuar si duhet, ndërkohë sipas tij, politikanët e kanë dëmtuar luftën me deklarata skandaloze.

    “Politika e ka dëmtuar luftën e UÇK-së, ka sulme prej deputetëve që i ka votuar populli. Për fat të keq edhe ne ish-ushtarët i kemi votuar, këto skena i bëjnë qëllimisht. Pas luftës politikanët tanë është dashtë me bo si Franca që e bëri vettingun dhe tradhtarët i poshtëroi në rrugë. Politikanët afruan shumë tradhtarë e njerëz të pandërgjegjshëm që nuk është dashtë me i afru, kjo është edhe arsyeja pse po urrehemi nga një pjesë e shoqërisë”, ka thënë Gashi në “Dhoma e Rrëfimit”.

    Ai ka theksuar se nuk pret shumë as nga qeverisja aktuale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!