×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si e vrau një kapiten rus që ta marrë hakun për Mujë Krasniqin

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 23:02

    Ish-ushtari i UÇK-së, Vesel Aruçi, ka rrëfyer rastin se si e vrau një kapiten rus për të marrë hakun e Mujë Krasniqit.

    Aruçi tregoi se mercenarin rus e vrau në kufi gjatë Betejës së Kosharës.

    “Bile veç një hak që e kam marrë, mercenarin e Rusisë që ma ka pru Zoti me e vra në kufi në Koshare. Ai ka qenë rasti më i mirë për hakmarrjen e shokëve. E kam pasur rastin, normalisht në bashkëpunim me shokët, por unë e kam pasur afër edhe e kam vra”, është shprehur Aruçi në Frontal në T7.

    Tutje, ai tha se edhe kryeministri rus e ka përmendur në Kuvendin e Rusisë që është vrarë një kapiten rus.

    “Kryeministri rus në parlament e ka përmend që na u ka vra një kapiten rus. Kur me pyeten gazetarët amerikanë çka të ka shty që e ka vra, ju thash me e marrë hakun për Mujë Krasniqin shokut tim Rifat Mziut dhe atyre shokëve që kanë rënë në betejën e Pashtrikut”, shtoi Aruçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!