×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zëdhënësi i PDK-së: Ndërhyrjet e Kurtit në Shqipëri po aq të gabuara sa ndërhyrjet e Vuçiqit në Kosovë

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 22:58

    Ish-zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, e ka cilësuar votimin e Albin Kurtit, si një ndërhyrje në Shqipëri “po aq e gabuar” sa ndërhyrjet politike të Aleksandër Vuçiqit në Kosovë.


    Ai tha se Kurti me këtë gjest ka bërë një gabim të rëndë dhe është e papranueshme që një kryeministër ndërhyn “kaq hapur dhe drejtpërdrejt” në një shtet tjetër.

    “Nëse lexoni urimin e Edi Ramës për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin dallon thelbësisht, ky i Albin Kurtit nuk ishte urim. Ai është ‘i fitove zgjedhjet, urime të qofshin’ – kjo është qasja e Albin Kurtit. Nuk është urim i zakonshëm i një kryeministri i një vendi fqinj. Është urim i keq për Edi Ramën. Pjesa e fundit e tregon realisht pse po reagon, se qëllimi është te parregullsitë që po pretendon”,tha ai.

    “Albin Kurti ka gabuar rëndë dhe është e paprecedentë që një kryeministër ndërhyn kaq hapur dhe drejtpërdrejt, përjashto Serbinë dhe Aleksandar Vuçiqin që vazhdimisht ndërhyjnë në Kosovë, në zgjedhje ku është futur në garë dhe tash po e shfrytëzon autoritetin si kryeministër që të theksojë parregullsitë në Shqipëri.”

    “Ndërhyrjet politike të Aleksandar Vuçiqit në një vend sovran janë po aq të gabuara sa ndërhyrjet e Albin Kurtit në Shqipëri. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe janë disa rregulla të së Drejtës Ndërkombëtare që përcaktojnë qartë që një kryeministër i një vendi sovran nuk mund të ndërhyjë në procesin zgjedhor të një vendi tjetër, pavarësisht marrëdhënieve vëllazërore”, tha ai në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!