Ish-zëvendësministri i Bujqësisë në Qeverinë “Hoti”, Erxhan Galushi ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në këtë ministri ku u arrestuan shumë zyrtarë të këtij institucioni.
Ai tha se është i befasuar nga ky aksion, pasi që sipas tij përgjatë kohës sa ka qenë zëvendësministër nuk ka vërejtur se ka pasur keqpërdorime të tilla.
“Pak jam i befasuar lidhur me këtë aksion. Derisa kam ushtruar pozitën e zëvendësministrit nuk kam vërejtur diçka të tillë, por ndoshta ka ndodhur diçka pas dorëheqjes sime. Ndihem i habitur me lajmin kur e kam pa , por drejtësia e ka fjalën e vet dhe shpresoj që Prokuroria t’i shkoj rastit deri në fund”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot 12 persona të dyshuar për keqpërdorime me subvencione.
Gjatë bastisjes policia poashtu ka konfiskuar edhe afër 400 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.