Ndaj kategorizimit të veçantë të katolikëve në aktakuzën e Gjykatës Speciale, ka reaguar edhe ish-ambasadori dhe ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha.
Sipas tij, kategorizimet e tilla janë nënçmuese e përçarëse, që burojnë nga Serbia dhe qarqet lindore.
Reagimi i plotë:
Ditë më pare, një ambasador i akredituar ne Kosove, ne bisede e siper, u shpreh: “Anton, ju jeni pjesa e antikitetit shqiptar.”
Duke qene rrënjë dhe gjak i kombit shqiptar nder shekuj, se bashku me bashkombasit kemi ndare te mirat e te keqiat ne keto troje si rezultat i jetes tone dhe ndikimit te okupuesve shekullor.
Edhe lufta e fundit, ishte vazhdimesi e natyrshme qe shqiptaret te gezojne lirine dhe te jene siç thoshte Fishta : zot ne vend te vet, ne nje kauze qyteterimi dhe ndertimi te nje shtetit sipas modelit europian.
Nje mungese profesionalizmi ne administraten e Prokurise se Specializuar ku perdoret termi ‘katoliket’ nuk ka pse te na kompleksoj e as te na ve ne pozita inferioriti deshmie per qenien tone.
Ne e dime, se Serbia e qarqet lindore e deshirojne kete stigmatizim per kontekstet e tyre ne thelb antishqiptare por qe nuk ia kane arritur ne te kaluaren, e nuk do te arrijne as sot e as neser.
Tendencat nënçmuese e percarese nuk mund te shkundin kombin antik shqiptar.