Ish-zv.ministri i Shëndetësisë e pranon: Nuk kam pasur asnjë detyrë konkrete gjatë pandemisë

Izet Sadiku ish-zv.ministër nga Ministria e Shëndetësinë në ish-Qeverinë Kurti është duke raportuar në Komisionin Hetimore për menaxhimin e pandemisë.


Ai është pyetur nga deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, se a ka pasur ndonjë detyrë konkrete si zv.ministër lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Ai ka thënë se nuk ka marrë asnjë detyrë konkrete nga ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Detyrë zyrtar, të veçantë nuk kam pasur asnjëherë vendim as me shkrim as me gojë lidhur me menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Sadiku, shkruan Reporteri.net.

Kurse për rastin e të ndjerit Agon Musliu është njoftuar nga kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri. /Reporteri.net/.